Yevgeny Prigozhin një figure kyçe në luftën e nisur nga Rusia kundër Ukrainës I cili udhëheq ushtrinë private të mercenarëve “Wagner” njihet si një mik I afërt i Presidentit Rus Vladimir Putin.
Prigozhin u dënuar me burg për veprën e tij të pare penale kur ishte vetëm 18 vjeç në vitin 1979 ndërsa dy vite më vonë ai u dënuar me 13 vite heqje lirie për grabitje, nënë prej të cilave I kreu në kohën kur ishte prapa hekurave.
Pasi doli nga burgu ai hapi një sere kioskash ku shiste hot-dog dhe në vititn 1990 Yevfeny Prigozhin ia arriti që tv hap një ndër restorantet më të shtrenjta në Shën Petersburg.
Ishte ky moment kur kreu i grupit mercenary Wagner nisi kontaktet e tij të para me zyrtarë të lartë të rusisë. Në restorantin në formë varke I quajtur New Island poshtë lumit Neva që zotërohej nga Prigozhin mbërrit vetë Vladimir Putin I cili e pëlqente aq shumë vendin sa filloi të ftonte miq të tij atje.
Në vitin 2003 Vladimir Putin festoi ditëlindjen e tij në restorantin e Prigozhin dhe më pas kompania e hotelerisë së Yevgeny Prigozhin u kontraktua për të furnizuar me ushqim Kremlinin ndërsa kreu I Wagner mori pseudonimin “Kuzhinier I Putinit”.
Në një intervistë të disa viteve më pare Yevgeny Prigozhin deklaroi se Vladimir Putin nuk e kishte probel që ai tiu shërbente ushqimin dhe pjatat personalish të fruarve të presidentit rus dhe vetë atij.
Ishte pikërisht viti 2014 që tregoi se Yevgeny Prigozhin nuk ishte thjesht një biznesmen i favorizuar nga Presidenti Rus , por shumë më shumë se kaq. Pikërisht në këtë vit u zbulua se ishte Yevgeny Prigozhin ai që udhëhiqte mercenarët Wagner në luftën e foracave pro separatise kundër Ukrainës.


