“Do organizojnë sulme në Kosovë”, eksperti i kriminalistikës: Çfarë u kap sot në pjesën e veriut

schedule22:51 - 23 Qershor, 2023

schedule 22:51 - 23 Qershor, 2023

TIRANË- Eksperti i kriminalistikes, Ervin Karamuço, analizoi shqetësimin që kryeministri Edi Rama ka shfaqur dhe e ka artikuluar publikisht për tensionet në Kosovë.

Ai tha se disa forca terroriste në veri të Kosovës, në ditën kombëtare të Serbisë, ka pasur lajme dhe informacione se do organizonin sulme në shtetin e Kosovës. Ai shtoi se para një ore është kapur një makinë me arsenal armësh.

I pranishëm në emisionin “Zonë e Lirë”, Karamuço paralajmëroi se do ketë përplasje jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës. Për këtë shtoi Karamuço është informuar dhe paralajmëruar Kosova rreth katër muaj më parë.

“Për të deshifruar shqetësimin që ka pasur kryeministri shqiptar sot  për rrezikun e eskalimit drejt një krize të madhe edhe ushtarake….Disa prej forcave terroriste në veri të Kosovës, në kuadër të ditës kombëtare të Serbisë, ka lajme se do organizojnë sulme në Kosovë. Sot para një ore, është kapur në veri të Kosovës një makinë me arsenal armatimi, disa prej atyre armatimeve janë prodhime ruse, por përveç armatimeve ka eksplozivë dhe ka uniforma. Këta po organizohen për akte terroriste për përplasje. Do ketë përplasje me akte terroriste. Jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Është paralajmëruar para katër muajsh qeveria e Kosovës”, tha Karamuço./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!