Kremlini hedh poshtë deklaratën e Macronit se ‘Rusia është fuqi destabilizuese në Afrikë’

schedule16:10 - 23 Qershor, 2023

schedule 16:10 - 23 Qershor, 2023

Kremlini hodhi poshtë deklaratat e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron se Rusia është “fuqi destabilizuese” në kontinentin afrikan.

“Rusia po zhvillon marrëdhënie të mira, marrëdhënie konstruktive të bazuara në respektin e ndërsjellë, në shqyrtimin e ndërsjellë të shqetësimeve dhe problemeve të njëri-tjetrit, me të gjitha vendet afrikane”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Moskë.

Peskov theksoi më tej se marrëdhëniet e Rusisë me kombet afrikane nuk orientohen “kundër vendeve të treta”, duke vënë në dukje se Kremlini nuk do të donte që këto marrëdhënie të ishin “çështje shqetësuese për askënd”.

Macron më herët pohoi se Rusia është “fuqi e destabilizimit” në Afrikë për shkak të përdorimit të saj të “milicive private” që abuzojnë me civilët, duke iu referuar dokumenteve të OKB-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!