Në konferencën për mediat kryeministri Edi Rama sqaroi deklaratën e tij për ngrirje të marrëdhënieve me Serbinë, lidhur me situatën e krijuar në Kosovë. Rama tha se nuk nënkupton prishje të marrëdhënieve diplomatike, por kthim të tyre në pikën zeri.
“Nuk bëjmë fjalë për prishje marrëdhëniet diplomatike, por në marrëdhënie që kthehen në një pikë zero. S’ka marrëdhënie, Cdo komunikim do jetë : lironi tre policët, vetëm kjo do jetë marrëdhënia: Liro ata të tre. Këtë kuptoj unë, por jo të ndalohen kamionët e të tjera, këto i ka qejf Albini” tha Rama, ndërsa theksoi se asnjë hap, nuk hyn dot Serbia në Kosovë ushtarakisht
“Jam i mahnitur negativisht nga disa shqipo që u hodhën përpjetë nga gëzimi se Serbia mund ta cënojë Kosovën. Asnjë hap, nuk hyn dot Serbia në Kosovë ushtarakisht, këtë kam thënë dhe e përsëris. Në këtë rast kemi të bëjmë me një akt që nis nga diskutimi ishin këtu e aty, por cënim territorial dhe fizik, por kjo s’do të thotë se Veriu i Kosovës mund të shkojë në përplasje të armatosur nga situata brenda. Mos harroni Ukrainën, ku në këtë rast veriu do ishte Donbasi i Ukrainës. Duhet bërë gjithcka që kjo mos ndodhë.” theksoi Rama./abcnews.al