Të enjten nis raundi i dytë i aplikimit në universitetet publike. Rreth 15 mijë vende të lira do të vendosen në dispozicion të të rinjve, që ende nuk kanë fituar të drejtën për të ndjekur studimet e larta.
Të gjithë ata të rinj që nuk kanë fituar një degë studimi në universitet në raundin e parë, apo provimet e maturës i kanë marrë në vjeshtë, kanë një mundësi të dytë.
Ata mund të aplikojnë duke plotësuar formularin A3 në portalin U Albania nga data 19 deri më 21 shtator.
Rreth 15 mijë vende rezultojnë të lira në fazën e dytë të regjistrimeve, por maturantët duhet të bëjnë kujdes, ndërsa rendisin 10 degët e parapëlqyera.
Fituesit e raundit të dytë do të shpallen më 27 shtator, ndërsa regjistrimet nisin më 30.
Raundi i parë u mbyll me 15 mijë studentë të regjisturuar nga 23 mijë aplikantë. 80 % e tyre në universitete publike dhe vetëm 3 mijë në privat.
Nëse tek Mjekësia kuotat e lira u ezauruan që ditët e para, degë të tilla si gjuha ruse rezultojnë me asnjë student të regjistruar. /ABC news Albania 24/7


