Përfundon takimi mes Borrell dhe Kurtit, reagon përfaqësuesi i BE

schedule17:04 - 22 Qershor, 2023

schedule 17:04 - 22 Qershor, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në pasditen e së enjtes, në Bruksel, me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Tani ka nisur takimi tjetër ndërmjet Borrellit dhe Lajçakut, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shkruan REL.

“Nga palët pritet ulja e tensioneve dhe përmbushja e obligimeve të tyre, pa parakushte”, ka shkruar Borrell në rrjetin social Twitter, pas përfundimit të takimit me shefin e ekzekutivit kosovar, dhe në nisje të takimit me udhëheqësin serb.

Më herët, Borrell shkruajti:

“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai.