“Lëvizja te MEK, për të rikuperuar ndaj pabesisë së muxhahedinëve”, Gjikondi: Shqipëria mund të hynte në luftë me Iranin

schedule13:42 - 22 Qershor, 2023

schedule 13:42 - 22 Qershor, 2023

Juristja Brizida Gjikondi tha sot e ftuar në Tirana Live në ABC Neës se Shqipëria do rishikojë marrëveshjen me muxhahedinët, nëse akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tyre do të verifikohen.
Gjikondi u shpreh ndër të tjera, se muxhahedinët u strehuan në Shqipëri për shkaqe humanizmi dhe jo për të përdorin vendin tonë si trampolinë për të goditur vendet e tjera me sulme kibernetike.

“Prokuroria e Durrësit po heton vetëm dhunën në kamp të muxhahedinëve ndaj policisë. SPAK po verifikon të gjitha serverat nëse konstatohet gjithcka aludohet në shkresa, dhe po ta lidhësh edhe me mbrojtjen agresive që kanë bërë muxhahedinët gjërat shkojnë në harmoni unë mendoj se Shqipëria do rishikojë marrëdhënien me ta që kanë shkelur një marrëveshje ligjore, që vetë e kishin firmosur. Se do vijnë këtu për shkaqe humanizmi, por jo që të përdorin Shqipërinë si trampolinë për të goditur vendet e tjera me sulme kibernetike.” tha Gjikondi, ndërsa theksoi se kampi funksiononte si një shtet brenda shtetit.

“Në kamp janë 2500 persona 500 janë larguar nga kampi, 450 kanë dalë nga Shqipëria dhe vetëm 50 janë në Tiranë, 400 kanë ikur ilegalisht nga kufiri. Nga këto 2500 u kuptua se janë të gjithë të strukturuar, janë një shtet brenda shtetit. Ata kishin hierarkinë, u hodhën në sulm kundër policisë. Do shihet rast pas rasti, nëse vërtetohet se ai kamp funksiononte në mënyrë të organizuar dhe për të kryer veprën penale, të provokimit të luftës, një nga veprat penale më të rënda në kodin penal shqiptar, sepse hynte në luftë Shqipëria me Iranin.

Informacionet sekrete janë më të forta se ato që jepen në public. Ndaj vertetë mendoj se ka dicka që do dëmtonte vërtetë Shqipërinë dhe ka qenë momenti i duhur për të bërë atë reagim.” -u shpreh Gjikondi, dnërsa theksoi se gjërat po lëvizin për të rikuperuar ndaj pabesisë së muxhahedinëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!