Daçiç: I jemi mirënjohës Algjerisë, sepse nuk e njeh pavarësinë e shpallur të Kosovës

schedule14:19 - 21 Qershor, 2023

schedule 14:19 - 21 Qershor, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç këtë të mërkurë është takuar me ministrin algjerian të Punëve të Jashtme dhe Komunitetit Kombëtar Jashtë vendit, Ahmed Ataf.

Nç këtë takim Daçiç ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Algjerisë për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Algjeria nuk e njohu pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Algjeria respekton parimin e mbrojtjes së kufijve, gjegjësisht integritetin territorial të vendeve, dhe ne jemi vërtet mirënjohës për këtë. Është gjithashtu me rëndësi të madhe për ne që Algjeria u zgjodh si jo Anëtari i përhershëm i Këshillit të Sigurimit dhe është shumë e rëndësishme që në sigurinë e Këshillit të kemi anëtar mikun tonë”, tha ministri Daçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!