Joris Gjeçi është fizioterapisti me një histori shumë frymëzuese. Ai nga 155 kg, ka shkuar në 110 kg dhe kjo fal vullnetit për palestër dhe mënyrës së ushqyerjes.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Joris zbuloi se në fillim i fitoi kilogramët gjatë periudhës së studimeve, më konkretisht gjatë stresit të shkaktuar nga provimi.
“Kur unë kam qene me studime, haja shumë nga stresi i provimeve. Sakaq, konsumoja dhe shumë alkool. Gradualisht, duke mos bërë shumë aktivitet, duke u marrë shumë me studimet dhe duke mos lëvizur fare, duke konsumuar çdo lloj ushqimi të mundshëm që më dilte përpara, mora këta kilogramët. Atëherë kam qene diku 22-23 vjeç, kur mora peshën menjëherë. Nuk e kupton si e merr atë peshën, ti vazhdon aktivitetin tat si çdo individ që merret me punë, me shkollë, i bën të gjitha dhe e humb atë sensin. Vetëm kur e kupton se çfarë po bëj”, u shpreh ai.
Më tej, Jorisi tregoi se rrugëtimi për t’u dobësuar ka qene shumë i vështirë. Madje, ka pasur ditë që edhe ka qarë në palestër.
“Në fillim eca pak, fillova dhe biçikletë te palestra ku stërvitesha. Kështu filloi si fillim, pastaj u mora me crosfit dhe gradualisht rregullova dhe ushqimin. Në fillim ula sasinë, se nuk është se kam mbajtur ndonjë dietë. Ne kemi tendencë që të hamë ndonjë molto për shpejt se nuk ke kohë, i merr, i konsumon. Por një kroasant është i barabartë me gati 45 min-1 orë stërvitje.
Në fillim e kisha shumë të vështirë, nuk u ambientova, por kisha miq të mirë që më shtynë. Mund të them që ka pasur dhe momente që kam qarë në palestër”, tha i riu./abcnews.al