Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Video/ Tensionet në kampin e muxhahedinëve, ambulanca merr një efektiv të lënduar

schedule12:03 - 20 Qershor, 2023

schedule 12:03 - 20 Qershor, 2023

Një efektiv ka mbetur i lënduar pas tensioneve në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Nga pamjet që po transmetohen live në ABC News nga kampi, shihet punonjësi e policisë që futet brenda ambulancës për t’u dërguar më pas në spital pas lëndimeve që ka marrë si pasojë e gazit lotsjellës.

LEXO EDHE: “Erdhën pa lajmërim”, përfaqësuesi i MEK: Përdorën gaz lotsjellës, çfarë krimi kemi bërë ne?

Zëdhënësi i MEK pretendon ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit. Sipas zëdhënësit të MEK kanë mbetur të plagosur dhe 36 persona të tjerë. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar apo konfirmim nga policia shqiptare. Mësohet se i vdekur ka mbetur banori i Ashrafit, i identifikuar si Ali Mostashari.



Kujtojmë se prej mëngjesit të sotëm policia ndodhet në ambjentet e kampit ku po ekzekuton vendimin e GJKKO./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!