Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia deklaroi se situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar, pavarësisht atmosferës në dukje paqësore.
Ai vuri në dukje se KFOR-i mbetet i përkushtuar për të përmbushur misionin dhe se NATO ka dërguar trupa shtesë në për të përballuar më mirë sfidat.
“Ne jemi këtu për të parandaluar që situata të përkeqësohet.” Të gjithë njerëzit në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare dhe kombëtare, nuk duan që situata të përkeqësohet, por duan të jetojnë në paqe”, tha Ristuccia në një konferencë për media në selinë e KFOR-it në Prishtinë.
Zgjidhjen e problemit ai e sheh në dialog dhe një ftesë për të dyja palët për t’u ulur dhe për të shtensionuar situatën.
“Këtu nuk ka zgjidhje ushtarake, por vetëm politike”, thotë Ristuça./abcnews.al