Mjeshtri nga Bilishti, çadrat e tij të plazhit kërkohen në të gjithë Shqipërinë

schedule20:54 - 17 Qershor, 2023

schedule 20:54 - 17 Qershor, 2023

Në fillim ndërtohet struktura prej hekuri. Më pas sipër saj nga kulmi e deri në anë vendosen kallamat e kashta. Këtë punë Artani e bën çdo verë.  Ai është nga Bilishti i Korçës por çdo fillim sezoni bashkë me familjen zhvendoset në Vlorë për të ndërtuar çadra plazhi.

Zanatin e ka mësuar nga xhaxhai për të cilin thotë së është mjeshtër në ndërtimin e çadrave. Ka mbi 17 vite me këtë punë. Të ardhurat prej saj i cilëson ter mjaftueshme për të përballuar muajt e tjerre ter vitit.

Këtë vit sezoni veror për shkak edhe të kohë së paqëndrueshme nisi me vonesë,  por Artani thotë se kërkesat kanë nisur. Çadrat e tij kërkohen në të gjithë Shqipërinë.

Që çadrat të jenë cilësorë e të përballojnë diellin e verës lëndën e parë e zgjedh me kujdes. Për të angazhon edhe punonjës të tjerë të cilët i mbledhin kallamat në zona të ndryshme të vendit.

Pavarësisht se është një zanat modest dhe me te ardhura jo shumë të larta Artani thotë se do ua mësojë edhe fëmijëve për të vazhduar traditën e trashëguar brez pas brezi.