KOSOVË- Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti vijon të rrijë në “llogoren e tij” duke mospërfillur kërkesat e tyre për të gjetur zgjidhje për qetësimi e situatës në veri.
Ehat Miftaraj, drejtori ekzekutiv në Institutin i Kosovar për Drejtësi e cilëson të gabuar strategjinë e Kurtit në raport me ndërkombëtarët.
“Për Kosovën është e rëndësishme se çfarë deklarojnë partnerët tanë, SHBA dhe BE. Fatkeqësisht Kosova është subjekt i sanksioneve të vendeve perëndimore dhe kjo duhet ta ndikonte Kurtin. Pjesa e veriut është në një krizë totale që nuk kanë siguri, policia, gazetarët dhe për qytetarët, është e domosdoshme që qeveria ta trajtojë me prioritete kërkesën e BE për t’u ulur dhe për t’i dhënë zgjidhje gjendjen në të cilën është sot pjesa e veriut”, tha ai.
Ai tha për “Ballkan Update” në ABC News, se kjo është koha e fundit e Kurtit për të vepruar në adresimin e kërkesave të ndërkombëtarëve. Sipas Miftarajt, në këtë kuadër, Presidentja Vjosa Osmani duhet të ngrihet në rolin e saj kushtetues dhe të ndikojë te qeveria për të gjetur një rrugë-zgjidhje sa më të shpejtë.
“Është koha e fundit të Kurti të reflektojë. Presidenti duhet të ushtrojë rolin e saj kushtetutës dhe ligjore në Kosovës, në mënyrë që të ndërnyje te Kurti, që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt . Kosova po luan ping pong me partnerët ndërkombëtarë. Kurti në vend që të japë zgjidhje për këto kërkesa, ai vendos kushte të reja BE, çfarë po ndikon në përshkallëzimin e situatës. Fjalori i partnerëve po ashpërsohet për Kurtin dhe Kosovën dhe kjo është shumë shqetësuese. Kurti nuk ka vullnet ti lexojë saktë kërkesat e ndërkombëtarëve”, tha ai.
Ai u shpreh se Kosova duhet të punojë për të shuar zjarrin brenda shtëpisë. Në ditët në vijim shtoi ai, nëse Kurti nuk ndryshon kurs me perëndimin, rolin e rivendosjes së partneritetit me ta pritet ta marrë kryetarja e Shtetit, Vjosa Osmani.
“Fillimisht duhet të shuajmë zjarrin në shtëpinë tonë, por në po hedhim më shumë vaj, që ky zjarr të zgjerohet. Presidentja Osmani besoj se do të ndërrojë qasje edhe në raport me qeverinë dhe do të rikuperojë për të vendosur raporte të mira edhe me faktorin ndërkombëtar”, shtoi ai./n.m.abcnews.al