I konsideruar si një ndër talentet më të mëdhenj të mesfushës në Premier League, 19-vjeçari belg i “shenjtorëve” të Southampton, tashmë të rënë nga kategoria, Romeo Lavia ka tërhequr jo pak vëmendjen e “gjigandëve” të elitës angleze.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, “topçinjtë” e Arsenal e kërkojnë me ngul afrimin e 19-vjeçarit në “Emirates” dhe janë gati të “parakalojnë” skuadrat e Chelsea, Liverpool e Manchester United, në garën për belgun.
Ndërkaq, kujtojmë se që në sezonin e tij të parë me “shenjtorët” e Southampton, Lavia u kthye në një protagonist duke zbritur në fushë plot 34 herë, ku ka arritur të regjistrojë 1 gol e 1 asist. /i.m /abcnews.al