Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Video në zyrën e tij, qeveria shkarkon Safet Gjicin

schedule15:42 - 16 Qershor, 2023

schedule 15:42 - 16 Qershor, 2023

Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, pas publikimit të videos ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se qeveria ka vendosur shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Morëm vendimin për shkarkim të menjëhershëm të kryetarit të bashkisë së Kukësit!‘ tha ministrja Ibrahimaj.

Pas publikimit të kësaj videoje, pati një reagim nga vetë Gjici i cili bëri me dije se jep dorëheqjen pas publikimit të pamjeve dhe se me vajzën në fjalë ishte në marrëdhënie intime prej kohësh. Ndërkaq në lidhje me këtë ngjarje SPAK ka nisur procedimin penal për kryebashkiakun socialist të Kukësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!