Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Djalli” anglez “tremb” atë italian, United dëshiron Theo Hernandez

schedule14:48 - 16 Qershor, 2023

schedule 14:48 - 16 Qershor, 2023

Në pritje të kalimit në duart e Katarit, Manchester United është gati për një merkato faraonike për të kapërcyer hendekun me kushërinjtë e Cityt, fituesit e freskët të tripletës.

United ka vënë në shënjestër Theo Hernandez, një nga pikat më të forta të Milanit. Nëse sondazhet konkretizohen në ofertë zyrtare, klubit anglez do t’i duhet të paktën 60 milionë euro për të nisur ankandin.

Në vitin 2019, Milan shpenzoi 20 milionë euro për ta sjellë në Serie A mbrojtësin francez nga Real Madrid.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milan i trëmbet një oferte të lartë nga “Djajtë e Kuq” të Manchesterit, edhe pse për italianët ai është i pashitshëm./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!