Spanja shpallet kampione bote në basketboll për meshkuj. Në finalen e madhe përballë Argjentinës, iberikët zhvilluan një ndeshje perfeke duke dominuar kundërshtarin në çdo aspekt.
Spanja arriti suksesin më të madh në historinë e saj në basketboll për meshkuj, duke fituar kampionatin botëror.
Skuadra iberike triumfoi bindshëm në finale ndaj Argjentinës, me rezultatin e thellë 95-75.
Europianët dominuan thuajse gjatë gjithë kohës në Arenën luksoze të Pekinit, ndërsa publiku kinez ndoqi një shfaqje të vërtetë basketbolli.
Spanjollët u udhëhoqën nga lojtarët e ligës amerikane, si Mark Gasol apo Riki Rubio, po ashtu edhe nga lojtarët e Realit të Madridit, Sergio Jul dhe Fernandez.
Fitorja e tyre nuk ishte edhe aq e lehtë, pasi Argjentina është një skuadër me karakter të fortë, gjë që nuk i mjaftoi në finale.
Mbrojtja e fortë nuk lejoi yjet kryesorë argjentinas, si Skola apo Kampaso që të shënonin shumë pikë.
Ky ishte titulli i dytë në histori për Spanjën, pas atij të fituar në vitin 2006./ABC News Albania 24/7