Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Po trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Greqisë, kapet 33 vjeçari në Himarë

schedule14:26 - 15 Qershor, 2023

schedule 14:26 - 15 Qershor, 2023

Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës pasi dyshohet se po trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Greqisë.

Sipas policisë mësohet se gjatë operacionit, në fshatin Qeparo, u bë e mundur kapja në flagrancë e 33 vjeçarit, banues në Sarandë.

Ky shtetas ka tentuar të largohet për të shmangur kontrollin e automjeti nga shërbimet e Policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme nga ana e tyre, ai është kapur dhe vënë në pranga.



Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!