Opozita në Kosovë nuk po heq dorë nga aksioni i përditshëm përpara goditës së qeverisë.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë kërkuar sërish kthimin e kushtetutshmërisë dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se po e mban të bllokuar vendin.
Nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, Fjolla Vukshinaj-Reçica, tha se pasojat e bllokimit të Kuvendit prekin drejtpërdrejt qytetarët, familjet dhe komunat.
“Bllokimi i Kuvendit të Kosovës nuk është një debat abstrakt politik. Nuk është vetëm një derë e mbyllur në këtë ndërtesë. Pas çdo dite që Kuvendi mbahet i bllokuar, është një qytetar që pret, një familje që ka një hall, një komunë që ka një projekt dhe një nevojë që mbetet pa zë. Këto janë pasojat reale të institucioneve të bllokuara.”
Ndërsa deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, e akuzoi Kurtin se po cenon mandatin e deputetëve të zgjedhur nga qytetarët.
“Ai e ka bllokuar konstituimin e Kosovës me të vetmin qëllim me e gjet diku një derë në mënyrë që edhe pozicionin e presidentit me e kap për partinë e vet dhe me e kthy logjikën e partisë që e udhëheq parti shtet. Mandati është i yni, i deputetëve që na ka dhënë populli. Këtë mandat nuk guxon as Albin Kurti as askush tjetër na e merr dhe veprimet që po e pengojnë moskonstituimin e Kuvendit.”
Në Kosovë ka kaluar tashmë afati kushteutes për konstituimin e Kuvendit dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit ndërsa vendi është në krizë të thellë politike prej 2 vitesh.


