Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Veteranët mbështesin marshin pro UÇK/ “Në shesh për çlirimtarët, por jo Kurti”

schedule16:55 - 25 Gusht, 2026

schedule 16:55 - 25 Gusht, 2026

Veteranët e luftës e mbështesin marshin për liri për ish-krerët e UÇK-së më 12 shtator, katër ditë para verdiktit final të Gjykatës Speciale ndaj tyre.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, u bëri thirrje veteranëve dhe qytetarëve që të dalin në sheshin qëndror në Prishtinë.

Megjithatë, ai shprehu kritika për ftesën që i është bërë Kurtit për të marrë pjesë në tubim.



“Ne do ta mbështesim protestën dhe do të bëjmë thirrje që qytetarët të dalin dhe të jetë një protestë madhështore nga qytetarët, veteranët dhe të gjitha strukturat. Por nuk mund të jem aty ku ata i bëjnë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, ku ne e dimë që lideri i tyre (Albin Kurti), në Parlamentin e Kosovës, e quan kriminel Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët.”

Gucati ishte i ashpër edhe për faktin se Albin Kurti nuk e ka ngritur çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në qarqe ndërkombëtare.

“Takimet më herët që i kemi pasur me Parlamentin Evropian, zviceran, të Shqipërisë, eurodeputetë, Vatikanin, këto është dashur t’i bëjë Qeveria e Kosovës dhe jo ne. Ne kemi marrë barrën dhe kemi bërë këto takime. Kjo barrë prapë na bie neve dhe do t’i ndërmarrim këso takime para vendimit, ku presim një vendim pozitiv dhe presim që të lirohen. Ju e dëgjuat, ky (Kurti) nuk është shkuar në vizitë dhe lëre më të ngrejë zërin.”

Platforma “Liria ka emër”, javën e kaluar prezantoi nismën qytetare “Kosova po pret”, në kuadër të së cilës më 12 shtator do të organizohet “Marshi për liri”, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!