Petkoviç: Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk janë rrëmbyer, por arrestuar në Rashkë të Serbisë

schedule16:52 - 14 Qershor, 2023

schedule 16:52 - 14 Qershor, 2023

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se njësitë anti-terror të xhandarmërisë serbe, më 14 qershor kanë arrestuar tre zyrtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës, që sipas tij “ishin të armatosur deri në dhëmbë”.

“Kjo bandë terroriste është arrestuar sot në ora 12:38 në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në zonën e fshatit Gnjilicë në komunën e Rashkës”, tha Petkoviç në një konferencë për media, shkruan Danas.

Petkoviç i identifikoi të arrestuarit me inicialet R.Z, B.S dhe M.Sh. Ai i hodhi poshtë deklarimin e autoriteteve në Kosovë, se policët u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës.

“Ata nuk u rrëmbyen, por u gjetën thellë në territorin e Serbisë qendrore”, tha Petkoviç.

Policia e Kosovës tha më herët se tre zyrtarë të saj policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga trupat serbe “thellë brenda territorit të Kosovës”, në afërsi të vijës kufitare në komunën e Leposaviçit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!