“Më rrezikohet jeta”, Laert Haxhiu kërkon azil në Greqi, Shqipëria ekstradim

schedule11:38 - 14 Qershor, 2023

schedule 11:38 - 14 Qershor, 2023

Gjykata e Janinës do të vendosë nëse do të ekstradohet në Shqipëri i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori kryesor masakrës së Lushnjes.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se dosja e prokurorisë së Posaçme dhe e gjykatës së Lushnjës në lidhje me dy veprat penale për të cilat akuzohet Laert Haxhiu, një vrasje e mbetur në tentativë në 2016 dhe vrasja e dy personave në 2017 janë dorëzuar në gjykatën e Janinës.

Haxhiu ka qenë i shpallur në kërkim dhe arrestimi i tij është bërë në Greqi.

Ndërkohë ai i ka kërkuar gjykatës atje se për shkak të përplasjeve me bandat ë zonën e Lushnjës i rrezikohet jeta ndaj pritet që të shikohet nëse do të pranohet apo jo kërkesa e tij për të mos u ekstraduar në Shqipëri

Ndërkaq me 20 qershor pritet dhe vendimi i gjykatës së Janinës nëse do ta ktheje apo do të pranojë kërkesën e Haxhiut për azil. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!