Donald Trump dhe ndihmësi i tij i ngushtë ëalt Nauta tani janë të arrestuar në gjykatën amerikane ëilkie D Ferguson Jr në Miami, përpara se të njihen me aktpadinë për akuzat federale në lidhje me dokumentet e klasifikuara të qeverisë të gjetura në Mar-a-Lago, raportojnë mediat amerikane.
Nauta udhëtoi me ish-presidentin në gjykatë në një automjet të veçantë. Nauta gjithashtu është planifikuar të dalë sot para gjykatës. Trump përballet me 37 akuza në lidhje me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij turistike Mar-a-Lago pasi u largua nga detyra si president i Shteteve të Bashkuara.
Akuzat përfshijnë mbajtjen e qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare, dhënien e deklaratave dhe përfaqësimeve të rreme dhe komplotin për të penguar drejtësinë. Kjo është hera e parë në historinë e shteteve të bashkuara të Amerikës që ndaj një ish-presidenti ngrihen akuza federale.
Nëse shpallet fajtor Trump rrezikon një dënim prej 20 vitesh heqje lirie. Kjo do të jetë hera e dytë që nga muaji prill, që Trump do të përballet me akuza penale. Por ndryshe nga rasti i Nju Jorkut, ekspertët ligjorë e kanë cilësuar aktpadinë e prokurorëve federalë, një çështje më të fortë./abcnews.al