Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinës, Miroslav Lajçak shpreson për një rezultat më të mirë nga misioni i javës së kaluar në Kosovë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak tha se me Ecobarin kanë udhëtuar në rajon me qëllim që të ballafaqohen me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
“Diskutimi ishte i gjatë. Ne përcollëm shqetësimin tonë për situatën në veri dhe theksuam nevojën për përshkallëziom të menjëhershëm”, theksoi Lajçak.
Ai konfirmoi se si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja kërkuan deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialogun për normalizim./abcnews.al