“Do të shkosh në Kanada”, e mashtruan dhe i morën 10 mijë euro, në pranga 31 vjeçarja në kërkim bashkëpunëtori

schedule14:40 - 12 Qershor, 2023

schedule 14:40 - 12 Qershor, 2023

Një 31  vjeçare është vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe është shpallur në kërkim bashkëpuntori i saj, pasi akuzohen se i kanë marrë 10 mijë euro një shtetasi.

Sipas policisë Arjana Lleshaj dhe 34 vjeçari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë marrë shumën 10 000 euro, një 49 vjeçari, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.

Ndërkaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!