Profil/ Tre herë kryeministër i Italisë, nga skandalet seksuale te akuzat për korrupsion, kush ishte Silvio Berlusconi

schedule10:45 - 12 Qershor, 2023

schedule 10:45 - 12 Qershor, 2023

Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare ish- kryeministri Italian Silvio Berlusconi. Ai humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte me zemrën teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano.

Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë  përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001 – 2006 si dhe në vitet 2008 – 2011.

I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit.  E nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua. Në  fund të viteve 70 ai përqëndroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione të gazettes “Giornale” . Në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv “MediaSet” pjesë e të cilit janë edhe Channale 5, Italia -1 dhe Rete – 4.

Më 20 shkurt të vitit 1986 Silvio Berlusconi bleu klubin e futbollit Milan të cilin e shiti në muajin prill të vitit 2017.

Përgjatë kohës që Berlusconi ishte pronar I Klubit Milan ka fituar 29 trofe ku mes tyre 8 tituj kampion ne Serine A, 1 kup italie, 7 superkupa italie , 5 champions League , 2 kupa interkontinentale, 5 superkupa Europe dhe nje boteror per klube.

Përveç medias në perandorinë e biznesit “Berlusconi” që prej vitit 1990  u përfshin edhe kompani sigurimesh, dyqane, fonde investimesh dhe pesnionesh.

Më 18 janar të vitit 1994 Berlusconi themelon partinë “Forca Italia” dhe po në të njëtit vit arrin të bëhet kryeministër i vendit.

26 Janari I vitit 1994 përkujtohet në Itali si “Dita e Berlusconit”.  The Times në Londër shkroi një editorial ku thuhes së për italianët dhe një pjesë të Europës ishte e pamundur që Berlusconi të fitonte zgjedhjet.

Megjithatë fitorja ndodhi , koalicioni i parive të krijuara nga Berluconi I cili përfshinte neofashistët dhe Lidhjen e Veriut mori 366 nga 630 vendet në parlament. Ai qëndroi në pushtet si kryeministër I vendit më pak se një vit  pasi u përball me përçarje të koalicionit qeverisës si dhe hetime të ndryshme sa I përket bizneseve të tij. Teksa po përballej me një votbesim në Parlament, Berlusconi njoftoi dorëheqjen e tij më 22 dhjetor të vitit 1994 dhe qëndroi si kryeministër I vendit deri në janar të vitit 1995.

Pas dorëheqjes Berlusconi u hetua për korrupsion dhe mashtim  tatimor , akuza këto të cilat u rrëzuan.

Mes premtimeve  për ulje taksash, shtimin e vendeve të punës dhe pensione më të larta Berlusconi udhëhoqi një koalicion të qëndres së djatht drejt fitores në zgjedhjet parlamentare kombëtare  të vitit 2001 dhe u bë përsëri kryeministër.

Pasi erdhi në detyrë, Berlusconi u përball me një sërë sfidash. Ai mbështeti udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara pushtimin e Irakut dhe vendimi i tij për të dërguar trupa u bë gjithnjë e më i papëlqyer, veçanërisht pasi një agjent i inteligjencës italiane u vra nga forcat amerikane në 2005. Berlusconi u përball gjithashtu me kritika ndërsa ekonomia e vendit vazhdonte  të luftonte.

Pas rezultateve jo të mira të koalicionit të tij në zgjedhjet rajonale të vitit 2005 , Berlusconi dha dorëheqjen pavarësisht se fitoi një mocion votëbeim në parlamentin Italian. Në vitin 2006 Berlusconi rikandidoi për tu rizgjedhur në postin e kryeministrit por koalicioni I tij u mund nga një bllok I qendrës së majtë i cili kryesohej nga Romano Prodi.

Megjithatë vetëm 2 vite më pas, në maj të vitit 2008 Berlusconi fitoi  një mandate të tretë si kryeministër i Italisë.

Ai u largua nga detyra e kryeministrit në vitin 2011 pasi mbi të u ngritën disa akuza penale që përshinin evazionin fiscal. Një tjetër akuzë mbi  ish-kryeministrin Italian lidhet me çështjen Bunga-Bunga ku Berlusconi akuzohej se paguar një prostitute 17-vjeçare për të kryer mardhënie seksuale me të. Në një betejë ligjore disa vjeçare kreu i “Forca Italia” u shpall I pafajshëm pasi sipas provave ai nuk  dinte se kishte të bënte me një minorene. Në shkurt të vitit 2023 Berluconi doli I pafajshëm edhe nga akuzat se kishte paguar rreth 24 dëshmitarë që të jepnin dëshmi të rreme në Gjykatë mbi festat e tij të shfrenuara që njihen me  termin “Bunga Bunga”.

Karriera Poltike e Berlusconit ka qënë e mbushur me skandale të ndryshme duke nisur që nga aferat e tij të shumta sa I përket jetës personale dhe deri tek akuzat për mashtim tatimor.

Pas pezullimit që pati nga Gjykata për ta ndaluar që të mbante poste publike, Berlusconi u rikthey sërish në politikë. Në vitin 2022 ai u zgjodh si Senator në  Senatin Italian pas 9 vitesh ndërsa partia e tij “Forca Italia” bën pjesë në koalicionin aktual qeverisës të Italisë me kryeministre Georga Meloni.

Silvio Berlusconi ishte babai i 5 fëmijëve nga dy martesat e tij të mëparshme , teksa në media qarkullonin lajme se ai do të bëhej sërish baba me fëmijë binjakë nga partenja e tij Marta Fascina./abcnews.al