Kreditë e këqia të stabilizuara/ Gjatë muajit prill niveli i tyre pësoi një rritje të lehtë

schedule13:05 - 11 Qershor, 2023

schedule 13:05 - 11 Qershor, 2023

Niveli i kredive me probleme mbetet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë prillit niveli i kredive të këqia ose i kredive që nuk shlyhen në afat  rezultoi 5.18% nga 5.15% që u regjistrua në muajin mars.

Raporti i kredive me probleme paraqitet në rritje të lehtë po përsëri nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin në nivelin 5.42%. mbeten më të ulëta.

Ekspertët dhe përfaqësues të sistemit bankar parashikonin që niveli i huave të cilat nuk do të arrin të shlyeshin në afat do të rritej pas normave të interesit por një fenomen i tillë ka qenë i kufizuar. Tashmë norma e interesit ka arritur në 3% më e larta e regjistruar në dekadat e fundit ndërsa Banka e Shqipërisë do të vijoj rritjen si një masë për të stabilizuar çmimet e konsumit.

Kriza e çmimeve e cila ka përfshirë vendin që prej një viti,duket se nuk pati ndikim negativ në drejtim të aftësisë paguese të familjeve dhe bizneseve. Kjo ka bërë që gjatë dy viteve të fundit, kreditë me probleme të vijojnë tendencën rënëse, ndërsa sektori bankar ka vijuar huadhënien e cila vlerësohet në nivele të kënaqshme.

Në muajin prill, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti  vlerën e 710.7 miliardë lekëve një element me rëndësi për ecurinë e ekonomisë.

NIVELI KREDIVE TE KEQIA

MARS 2023    5.15%

PRILL 2023     5.18%./abcnews.al