Diga Kakhovka u hodh në erë nga forcat ruse për të parandaluar avancimin e trupave ukrainase në rajonin Kherson në pjesën jugore të vendit, tha sot zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maliar.
“Shpërthimi në hidrocentralin Kakhovka u krye me sa duket me qëllim që të parandalonte Forcat e Armatosura të Ukrainës të nisnin një ofensivë në sektorin Kherson,” tha Maliar.
Ukraina deklaroi se ky aksion, i cili rezultoi në përmbytjen e fshatrave dhe qyteteve, banorë të bllokuar dhe shtëpi të tëra të rrëmbyera nga ujërat, synonte gjithashtu të lejonte vendosjen e rezervave ruse në rajonet e Zaporizhia dhe Bakhmut.
/abcnews.al