“Injoranca vret”, motoja e festivalit të filmit për të drejtat e njeriut

schedule17:00 - 13 Shtator, 2019

schedule 17:00 - 13 Shtator, 2019

Të hënën në Tiranë nis edicioni i 14-të i festivalit për të drejtat e njeriut. Siparin e hap filmi “Tradhtari” me regji të italianit Marco Bellocchio. Sipas drejtorit të festivalit Kujtim Çashku, motoja e këtij viti është “injoranca vret”.

“Injoranca vret”. Ky është fokusi i edicionit të 14-të të festivalit për të drejtet e njeriut. Nga 3500 aplikime janë përzgjedhur 44 produksione nga e gjithë bota. Shumica e filmave sipas drejtorit, Kujtim Çashku janë të ndaluar në vendet e tyre për shkak të tematikave të mprehta që trajtojnë në raport me politikën.

Siparin e ngre filmi “Tradhtari” i regjisorit italian Marco Bellocchio. Përgjatë 6 ditëve do të projektohen filma të ndryshëm me praninë e regjisorëve, aktorëve apo producentët, por nuk do të mungojnë edhe forumet e shumta me targetgrupe të ndyshme, nxënës shkollash, apo të burgosur.

Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe tek “Europe House”, Akademia e Sigurisë, dhe COD./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!