Lucas Vazquez gjithashtu mund të largohet nga Real Madrid këtë verë. Kështu të paktën siguron gazetari italian Gianluca Di Marizo nga “SkySport”, i cili shpjegon se Juventusi e ka vënë nën lupë lojtarin spanjoll si përforcim për sezonin e ardhshëm.
“SkySport” madje siguron që tashmë ka kontakte mes klubit italian dhe lojtarit. Mediat italiane i japin lojtarit një vlerë rreth 6-8 milionë euro, ndonëse mbetet për t’u parë nëse Real Madrid do të pranonte të shesë Vazquez për atë çmim i cili ka një klauzolë lirimi prej 160 milionë eurosh.
Gjithsesi, marrëdhëniet mes Real Madrid dhe Juventusit nuk do të kalonin momentin më të mirë pas vendimit të skuadrës italiane për t’u larguar nga projekti i Superligës. Përveç kësaj, skuadra spanjolle nuk po mendon të largojë 31-vjeçarin, i cili konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Carvajal./h.ll/abcnews.al