Një biznes gomisteri është djegur në orët e para të ditës së sotme në Tresh të Lezhës përgjatë superstradës Lezhë-Milot. Flakët që ranë rreth orës 02:00 përfshinë një ambient me goma dhe më pas u përhapën duke djegur pjesën më të madhe të godinës.
Zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët dhe arritën të ndalojnë përhapjen e tyre në zonë ku kishte edhe biznese të tjera. Për këtë ngjarje kanë nisur hetimet që do të identifikojnë edhe shkakun e rënies së flakëve në këtë biznes. Dyshimet paraprake janë se ka pasur një shkëndijë elektrike e cila mund të jetë bërë shkak për krijimin e flakëve të cilat më pas u përhapën në krejt godinën.

