Dy shtetas nga Kosova, 19 dhe 34 vjeç janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 61”.
Të dy ata u kapën në flagrancë në aksin Jorgucat-Tepelenë, në vendin e quajtur “Votuca”, pasi nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.
Shërbimet e Policisë kanë ndjekur dhe më pas e kanë ndaluar në afërsi të Memaliajt, automjetin me të cilin po transportonin kundrejt pagesës 500 euro për person, 3 emigrantë nga vendet MENA, në drejtim të Shkodrës, ku ata synonin të kalonin ilegalisht kufirin.
Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe ata të Komisariatit të Policisë Tepelenë,
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celulare dhe një shumë parash./abcnews.al