Lajm i trishtë, ndërron jetë në moshën 54-vjeçare ish-lojtari i Skënderbeut

schedule10:12 - 7 Qershor, 2023

schedule 10:12 - 7 Qershor, 2023

Një lajm i trishtë ka kapluar futbollin shqiptar. Festim Fetollari ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një infarkti duke i marrë jetën në një moshë tepër të re.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkia e Pogradecit me anë të një postimi në rrjetet sociale. Fetollari ka luajtur për Pogradecin dhe Skënderbeun.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Festim Fetollari, faleminderit për gjithçka që i dhe futbollit. Ndahet nga jeta krejt papritur në moshën 54 vjeçare, futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skenderbeut Festim Fetollari. Fetollari lojën e futbollit do ta niste në Korçë me ekipin e para te rinvje të Skenderbeut. Por duke qenë se jetonte larg nga Korça e kishte te veshtirë për ta vijuar normalisht stërvitjen. Ndaj dhe vendos ta vazhdojë magjinë e futbollit në Pogradec, pasi fshati i tij Pirg, ishte me pranë këtij qyteti. Tarjnerët e tij, Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kanë perfshirë menjëherë si titullar me ekipin e të rinjve, por shume shpejt mesfushori i talentuar do të kalonte në të rriturit e skuadrës liqenore ku luan deri në vitin 1994 me një grup futbollistësh, padyshim me të mirët e gjithë historisë se futbollit pogradecar, nga Janaqi e Blaceri, Bashllari e Abazaj, Çekiçi e Laçka e shumë të tjerë të cilët bënë gjithçka për ekipin e tyre. Pas këtij viti, Fetollarin e shikojmë si futbollist të Skenderbeut aty ku luan deri ne vitin 199, për t’u rikthyer edhe njehere tjeter tek Pogradeci, aty ku dhe mbyll gjithçka si futbollist. Më vonë Fetollarin e shikojmë si trajner pranë klubit pogradecar kur liqenorët luanin në kategorinë e parë. Për 1 sezon ishte edhe trajner i skuadrës së Devollit për t’u rikthyer edhe njëherë tjetër pranë akademisë se futbollit pogradecar ku mori persipër të drejtojë një grup futbollistësh të vegjël U11, të cileve iu mësonte magjinë e kesaj loje. Me largimin nga jeta të Festim Fetollarit, Pogradeci dhe Skenderbeu kanë humbur nje nga futbollistët më të njohur në 30 vitet e fundit. Fetollari ishte nga ajo “rracë” mesfushorësh shkatërrues, që sot i mungon futbollit shqiptar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!