Javier Tebas bëri shaka për themeluesit e Superligës Evropiane pasi Juventus e braktisi projektin.
Siç u bë e ditur sot, Juve njoftoi Realin dhe Barcelonën se nuk do të merrnin pjesë në krijimin e turneut.
Kreu i La Liga-s ka postuar një foto ku shfaqet presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dhe Bernd Reichart, CEO i A22 Sports, një kompani që mbështet dhe zhvillon projektin e Superligës.
“I fundit le të mbyllë derën dhe të fikë dritat”, ka shkruar Tebas. /G.D abcnews.al/
Que el último cierre la puerta y apague la luz. pic.twitter.com/YvaPErFmRL
— Javier Tebas Medrano (@Tebasjavier) June 6, 2023