Bylykbashi: Marrëveshje e mundshme edhe me Ramën kryeministër

schedule20:17 - 11 Shtator, 2019

schedule 20:17 - 11 Shtator, 2019

Ish deputeti i Partisë Demokratike Oerd Byklykbashi nuk ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje më Ramën kryeministër për t’i dhënë fund ngërçit politik. I ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit, Bylykbashi shprehet se shqiptarët kanë nevojë për një marrëveshje të madhe, afatgjatë që do të garantojë stabilitet demokratik.

“E rëndësishme është që shqiptarët kanë nevojë për një marrëveshje të madhe afatgjatë që do t’i garantojë stabilitet demokratik Shqipërisë që sjell zhvillim ekonomik e shoqëror. Sot nuk jemi në parametrat e vitit 2008, sot jemi në emergjencën e demokracisë, është nevojshme një marrëveshje e madhe që do kontrollonte balancat kushtetuese, të zgjedhin përfaqësuesit që nuk janë kriminelë dhe në këtë mënyrë politika është duke mbajtur kokën ulur dhe kjo kërkon ndërgjegjësim dhe frymë politike”.

Ish deputeti demokrat shprehu qëndrimin e tij se PD është gati që ta mundë Ramën në çdo moment, ndërsa la të kuptohet se është gati për të hyrë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër.

“Që të organizohen zgjedhje të lira të ndershme duhet të ikë Rama. Ne e mundim në çdo kuadrat, por ajo që duhet të garantojmë është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Ne jemi gati të mundim Ramën sot, në çdo moment. PD fiton zgjedhjet në çdo moment, por ne luftojmë që zgjedhjet të bëhen pa Ramën dhe qeveria nuk ndërhyn në zgjedhje”.

Milori: Hyni në zgjedhje të organizuar nga Rama?

Bylykbashi: Zgjedhjet janë detyrim kushtetues. Unë jam i bindur se zhvillimet politike do ta vënë Ramën në pozitë të tillë për zgjedhje të lira të ndershme. Personalisht do mundja Ramën si Kryeministër në çdo moment.

Dhe në këtë Bylykbashi la të kuptohet se vjeshta do të sjellë ndryshime.

“Vjeshta është një moment i rëndësishme për të pasur zgjedhjet dhe janë rrethanat politike që diktojnë sa më shumë të zgjatet aq më e dëmshme është. Sa më shpejt të arrijmë në një zgjidhje definitive ne do kemi edhe zgjidhje të tjera, një sistem drejtësie. Reforma zgjedhore nisi shumë mirë në 2018 dhe ne pamë që qeveria nuk po bënte asgjë. Financimi i partive nuk do zgjidhë manipulimin votave dhe dekriminalizimin, por do e bëjë kodin më të mirë. Pa zgjidhur krizën e përfaqësimit çdo lloj gjëje tjetër mund të përfundojë në histori kulisash”.

Në studion e ABC News ai foli dhe për platformën dhe strategjinë e PD.

“Axhenda është që ne rrëzojmë Ramën dhe në këtë trajektore gjenden dhe programet që çojnë në qeverisje e zgjedhje. PD nuk i friket asnjë përballjeje me Ramën, tashmë nuk ka asnjë iluzion se kush është Rama në raport më zgjedhjet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!