Përfaqësuesi special i BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po presin në takim liderët opozitarë të Kosovës.
Pas takimit me Osmanin, dy emisarët pritën në Zyrën e BE-së në Prishtinë, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Lajçak dhe Escobar pritet të takohen edhe me përfaqësues të Listës Serbe. Të hënën pasdite, ata takuan kryeministrin Albin Kurt, ku i paraqiten tri kërkesa për de-eskalimin e situatës në veri./abcnews.al

