Të dërguarit e SHBA dhe të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar, ishin te qarte ne tre kerkesat e tyre qe i paraqiten kryeministrit te Kosovës, Albin Kurti gjate takimit dy oresh me te ne prishtine.
“Fatkeqësisht jemi kthyer në Prishtinë për t’u marrë me menaxhimin e krizës, në vend të normalizimit të marrëdhënieve. Ky nuk është një lajm i mirë. Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. I pari është deeskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira.
Emisari europian Lajçak tha se në veri duhen kryetarë të cilët kanë legjitimitet.
“Ekziston një çështje që ligjshmëria nuk do të thotë përfaqësim dhe legjitimitet, dhe pikërisht ky është problemi që po e kemi në veri dhe prandaj është në interes të Kosovës, dhe të gjithëve, që të kemi kryetarë komunash që kanë ligjshmërinë e plotë legjitime, por gjithashtu legjitimitetin dhe përfaqësimin”,
Escobar tha se ai erdhi në këtë takim si mik i Kosovës dhe se shpreson që kërkesat e tyre të dëgjohen.
“Nuk kam parë kurrë kaq shumë unitet brenda komunitetit transatlatnik. SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe pothuajse çdo mik i Kosovës e ka bërë të njëjtin propozim. Kështu që shpresoj të dëgjohemi.”
I derguari i Uashingtonit deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë mbështetësi më i madh për Kosovën prandaj kërkojnë nga autoritetet që të dëgjojnë kërkesat e tyre.
“E vetmja gjë që mund të them është se erdha këtu si një përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën. Ne dëshirojmë që Kosova të arrijë të gjitha aspiratat e saj. Ne jemi mbështetësi më i madh i sigurisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit tuaj territorial. Gjithçka që kërkoj është që të dëgjohemi, kërkesa jonë të dëgjohet”
Në një njoftim nga Zyra e Kryeminisrit të Kosovës, thuhet se kryeministri Kurti shprehu “gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes dhe normalizim të marrëdhënieve”.Sipas komunikates se zyres se Kurtit, rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët dhe grupet kriminale serbe ndaj organeve të sigurisë dhe gazetarëve. Në njoftimin zyrtar thuhet se Kurti ftoi Brukselin dhe Washingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj.