Basha: Shqiptarët protestuan kundër shkeljes së Kushtetutës

schedule10:58 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 10:58 - 19 Dhjetor, 2017

Një ditë pas protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë, në kohën kur brenda tij zhvillohej seanca për zgjedhjen e Kryeprokurores së përkohshme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se shqiptarët protestuan si në çdo vend europian, kur shkelet Kushtetuta.

Në një postim në rrjetet sociale Basha shkruan:Brenda dhe jashtë Parlamentit, shqiptarët protestuan si në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia. E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka!”

Njoftimin e tij në facebook Basha e ka shoqëruar edhe me disa fotografi nga protesta./abcnews.al