“Finalja e Champions një ëndërr e bërë realitet”, Barella: Duam të shkruajmë një faqe tjetër të historisë

schedule18:45 - 5 Qershor, 2023

schedule 18:45 - 5 Qershor, 2023

Teksa vetëm 5 ditë nga ndajnë nga finalja e madhe e UEFA Champions League, mes “qytetarëve” të Manchester City dhe “zikaltërve” të Inter, lojtarët e këtyre të fundit kanë folur ditën e sotme në mediat të ndryshme për emocionet para sfidës.

Ndër ta ishte dhe “fantazisti” i mesfushës, Nicolo Barella, i cili për mikrofonat e prestigjiozes italiane “SportMediaset” foli për finalen kundër City, teksa e konsideroi arritjen deri në këtë fazë të kompeticionit si një ëndërr të bërë realitet.

“Është një ëndërr që është realizuar, tani ne duhet ta çojmë atë ëndërr në nivelin tjetër për të provuar të fitojmë kupën. Ky klub më ka mirëpritur shumë mirë. Në këto vite kemi punuar shumë për të arritur këtu dhe tani duhet ta shijojmë”,- u shpreh italiani.

Më tej, mesfushori i Inter u pyet nga gazetarët nesë ekipi ka mësuar nga eksperienca e hidhur e finales së Europa League para 2 vitesh, ku u mundën me rezultatin e thellë 4 me 1, nga “anadaluzianët” e Sevilla.

“Sigurisht, siç thonë ata, humbjet mësojnë më shumë se fitoret. Pastaj sigurisht që ato dhembin, por ne filluam të fitojmë nga atje. Ne po e kthejmë Interin atje ku meriton të jetë. Fitimi i Champions League do të ishte qershia mbi tortë”,- tha Barella.

Në përfundim gazetarët e pyetën “arkitektin” italian të mesfushës dhe eksperiencën e fituar nga triumfi në edicionin e kaluar të Kampionatit evropian të futbollit, ku mundën në finale “3 luanët” e  Anglisë pas goditjes së 11-metërshave.

“Është sigurisht një kujtim që mbaj me vete, një fitore e bukur e përbërë nga sakrifica dhe vullneti për të fituar, por çdo ndeshje ka historinë e vet. Nuk do të jetë Itali-Angli, por Inter-City, do të përpiqemi për të shkruar një faqe tjetër të historisë”,- u shpreh Barella në përfundim të fjalës së tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!