Ministri i ri i Jashtëm turk merr detyrën: Marrëdhënia me Greqinë, prioritet kryesor

schedule15:16 - 5 Qershor, 2023

schedule 15:16 - 5 Qershor, 2023

Ministri i Jashtëm i sapoemëruar i Turqisë, Hakan Fidan, mori detyrën e ministrit nga paraardhësi i tij Mevlüt Çavuşoğlu të hënën. Fidan, i cili ishte shef i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) që nga viti 2010, u emërua ministër i Jashtëm nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Erdogan prezantoi të shtunën kabinetin e tij të ri pas ceremonisë së betimit dhe inaugurimit në parlament në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara. Ministrat e Jashtëm nga e gjithë bota i uruan Fidan-it për emërimin e tij.

Fidan, 55-vjeç, u emërua shef i MIT nga kryeministri i atëhershëm Erdoğan në maj të vitit 2010. Përpara emërimit të tij në MIT, Fidan punonte në zyrën e Erdoğan-it si zëvendës nënsekretar.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Fidan u zotua të vazhdojë të promovojë vizionin e një politike të jashtme kombëtare të bazuar në sovranitetin e vullnetit të kombit.

Nga ana e tij, Çavuşoğlu tha se gjatë mandatit të tij ka ndjekur një politikë të jashtme sipërmarrëse dhe humanitare dhe ka mbrojtur interesat e Turqisë në mbarë botën.

“Flamurin e Ministrisë së Jashtme, të cilin e mbajta për 8 vjet, 6 muaj e 13 ditë, ia dorëzoj vëllait tim Hakan Fidan”, shtoi ai.

Sipas gazetës Hurryiet, tema kryesore në axhendën e tij janë marrëdhëniet greko-turke.

“Në Greqi, ku zgjedhjet do të mbahen më 25 qershor, konsiderohet e sigurt rizgjedhja e ish-kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Pas formimit të qeverisë së re, si Athina ashtu edhe Ankaraja pritet të ruajnë klimën e butë që erdhi si pasojë e termeteve”, theksohet në raportin përkatës, në të cilin përmenden edhe prioritetet e tjera të Fidanit, si anëtarësimi i Suedisë në NATO, marrëdhëniet me Rusinë duke pasur parasysh pushtimin e Ukrainës, çështja e F-16 me Uashingtonin, dislokimi i trupave në Kosovë, normalizimi i marrëdhëniet me vendet e Gjirit, marrëdhëniet me Armeninë dhe aktivitetin në Siri.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!