Në një konference për shtyp ku foli mbi bilancin e emigrantëve të paligjshëm që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit, kryeministri Britanik Rishi Sunak deklaroi se shifrat e shqiptarëve që mbërrijnë me varka në ishull ka rënë me 90% këtë vit.
“Në vetëm 6 muaj kemi rikthyer 1800 emigrantë shqiptar në atdheun e tyre. Nëse më pare një në 5 raste nga shqiptarët merrte azil në Britani, tani më kjo shifër është 1 në 15. Numri I shqiptarëve që mbërrijnë me varka në mënyrë ilegale ka rënë me 90% këtë vit.”
Kryeministri Brianik e konsideroi një sukses marrëveshjen me Qeverinë Shqiptare teksa tha se shifrat tregojnë rezultate positive të luftës kundër emigracionit të paligjshëm.
Mbërritja e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar është ulur me 20% këtë vit deklaroi Sunak ndërsa tha se në Bashkimin Europian shifrat e emigracionit të paligjshëm janë rritur me 30%.
Rishi Sunak foli edhe mbi rezultatet që po jep marrëveshja me Francën , një marrëveshje ku taksapaguesit britanik paguajnë 500 milionë paundë në mënyrë që autoritet franceze të ndalojnë kalimet e emigrantëve të paligjshëm.
Kryeministri Britanik deklaroi se vetëm vitin e kaluar autoritetet franceze kanë ndaluar më shumë se 33 mijë emigrantë që të kalojnë kanalin ndërsa deklaroi se ka rezultate pozitive edhe këtë vit.