Kurti: Vendosja e sundimit të ligjit në veri është e domosdoshme

schedule12:49 - 5 Qershor, 2023

schedule 12:49 - 5 Qershor, 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme për “një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”.

Ai ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman, Matthias Conrad.

Sipas Qeverisë, Kurti dhe diplomatët ndërkombëtarë janë pajtuar për rëndësinë jetike të de-eskalimit të situatës në tri komunat veriore të vendit.

“Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, ka thënë Kurti./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!