Situatë e qetë në Zubin Potok, dhjetëra protestues serbë para ndërtesës komunale

schedule11:22 - 5 Qershor, 2023

schedule 11:22 - 5 Qershor, 2023

Dhjetëra qytetarë serbë në Zubin Potok janë duke qëndruar para ndërtesës së kësaj komune, duke protestuar kështu kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të komunave veriore, të dalur nga zgjedhjet e 23 prillit.

Për dallim nga komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit, ku përballë protestuesve qëndrojnë pjesëtarët e KFOR-it, këtu para tyre ndodhen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, shkruan Kosova Press.

Ndërkaq, vërehen edhe ushtarë të KFOR-it të cilët janë vendosur nëpër pika të ndryshme anash protestuesve.

Protestuesit janë ulur nëpër tenda dhe po dëgjojnë këngë serbe me përmbajtje nacionaliste kushtuar Kosovës.

Situata në këtë komunë aktualisht është e qetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!