Eklent Kaçi, bilardisti kurbinas, ka triumfuar mbrëmjen e djeshme në turneun UK Open në disiplinën e nëntës. Kampioni shqiptar ka mposhtur numrin e dytë në botë, gjermanin Joshua Fillers me rezultatin 13-4.
Paraqitja e Kaçit ka qenë fantastike, pasi kur rezultati ishte 4-4, ai fitoi më pas 9 lojë radhazi duke u shpallur kampion i këtij turneu prestigjoz i cili u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar.
Në UK Open, Kaçi tregoi formën e tij të jashtëzakonshme duke mposhtur edhe një nga më të mirët në disiplinën e 9-ball, amerikanin Shane Van Boening.
Eklent Kaçi ka marrë kështu trofeun e dytë për këtë sezon, pasi më parë u shpall kampion bote në disiplinën 10 Ball.
Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për kurbinasin, pasi tashmë ai i afrohet shumë sigurimit të një vendi në Mosconi Cup, ku përballen 5 më të mirët e Europës me të SHBA-ve./h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram