Britanikët thirrje Kurtit: Largo policinë, veprim jo i zgjuar shtimi i forcave në veri

schedule19:21 - 31 Maj, 2023

schedule 19:21 - 31 Maj, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Sipas një statusi në Twitter nga Ambasada Britanike në Kosovë, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar ka bërë thirrje për largimin e trupave të policisë nga komunat në veri si dhe uljen e tensioneve mes palëve.

Mbretëria e Bashkuar e ka konsideruar një veprim jo të zgjuar shtimin e forcave të policisë në komunat në veri thuhet në deklaratë. Qeveria e Kosovës bën të ditur se në këtë takim kryeministri Kurti ka theksuar se veprimet e institucioneve të sigurisë synojnë zbatimin e ligjit ndërsa ka shprehur gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Reagimi i Ambasadës Britanike në Kosovë:

Kjo është vizita ime e katërt në Kosovë dhe vjen në një kohë serioze. Kam takuar kryeministrin Kurti dhe kam pasur takime edhe me zëvendës kryeministren Gervalla, me ministrin e Mbrojtjes Mehaj, me KFOR-in dhe me ambasadorin Hovenier.

Në takimet e mia me qeverinë kam dhënë një mesazh shumë të qartë: veprimi i qeverisë së Kosovës për të imponuar me dhunë kryetarët e komunave në ndërtesat komunale ishte i pamatur dhe ka pasur pasoja të rënda. Është e nevojshme që të gjitha palët të de-përshkallëzohen tani.

Unë i kam ndjekur me vëmendje ngjarjet dhe kam folur me homologët në Uashington, Bruksel dhe më gjerë. Ato biseda më kanë bërë të qartë se ngjarjet e fundit kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe reputacionin e saj me aleatët e saj.

Mbretëria e Bashkuar i ka qëndruar Kosovës në kohët më të mira dhe më të këqija, si mike dhe mbështetëse dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, por veprimet e njëanshme vetëm sa do ta bëjnë këtë më të vështirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!