Belind Këlliçi i ftuar në “Tirana Live” në ABC News u shpreh se rezultati në zgjedhjet e “14 Majit” nuk ishte ai që prisnim dhe për këtë ka biseduar edhe me kreun e “Foltores”, Sali Berisha.
Në lidhje me dorëheqjet në rrethe dhe deklaratave se Berisha duhet të marrë përsipër dështimin, Këlliçi tha se kjo ka ndodhur vetëm në Shënkoll nga një zotëri i nderuar dhe në asnjë vend tjetër.
Ai shtoi se Berishën kanë folur edhe për strategjinë e 2025, për të qenë një alternativë për rrëzimin e pushtetit.
“Ish-kryetari i Shënkollit është një person i nderuar, i cili ka qenë i pakënaqur me rezultatin dhe ka dhënë dorëheqje, është diçka mjaft normale.
Kam pasur disa komunikimi me Berishën, kemi diskutuar për rezultatin që nuk ka qenë ai që kemi pritur dhe sigurisht për të parë çfarë nuk shkoi dhe për faktin se si duhet të shkojmë në 2025 për të rrëzuar Ramën.
Nuk ka Shqipëria, Ballkani një demokraci kaq solide ku një forcë politike të drejtojë një vend mbi një dekadë, pasi korrupsion gëlon dhe kjo ndjehet.
Me Berishën kemi folur pikërisht për këtë, si të shkojmë në 2025, që qytetarët të dalin më shumë në votime” u shpreh Këlliçi.r.t/abcnews.al