Rusia pretendon se ka shkatërruar luftanijen e fundit të Ukrainës

schedule13:04 - 31 Maj, 2023

schedule 13:04 - 31 Maj, 2023

Rusia pretendon se ka shkatërruar luftanijen e fundit të forcave detare ukrainase, për të cilën tha se ishte ankoruar në portin jugor të Odesës.

“Më 29 maj, falë një goditje me precizion të lartë nga forcat ajrore ruse në portin e Odesa, ne shkatërruam luftanijen e marinës ukrainase,” Yuri Olefirenko”, tha ushtria ruse në konferencën e saj të përditshme.

Një zëdhënës i Forcave Detare të Ukrainës nuk dha asnjë koment në lidhje me deklaratën e Rusisë. Yuri Olefirenko është një anije me madhësi mesatare për trupa dhe automjete.

E quajtur fillimisht “Kirovograd”, anija u riemërua në 2016 për nder të një marini ukrainas të vrarë pranë Mariupolit në 2015.

/abcnews.al