Kumbulla mesazh Romës në prag të finales së Europa League: Kurrë nuk do të jesh vetëm, fito për të gjithë ne

schedule12:07 - 31 Maj, 2023

schedule 12:07 - 31 Maj, 2023

Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Romës, për fat të keq nuk do të jetë i pranishëm në këtë finale fantastike e cila do të luhet sot në mbrëmje mes Sevilla dhe Romës, për trofeun e Europa League.

Dëmtimi dhe më pas operacioni që kreu, ka detyruar që qendërmbrojtësi të qëndrojë të paktën deri në janar të vitit 2024 jashtë fushave.

Gjithsesi, ai nuk e ka harruar klubin kryeqytetas dhe i ka dërguar një mesazh në prag të kësaj përballje e cila do të startojë sot në mberëmje, në orën 21:00 në stadiumin “Puskas Arena”, në Budapest.

“Kurrë nuk do të jesh vetëm,. Shkojmë në Budapest për ne dhe për të gjithë ju. Prandaj, forca Roma, fito për të gjithë ne”, thuhej në postimin e mbrojtësit 23-vjeçar./h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!