Kthjellimet dominojnë territorin Shqiptar deri në mesditë kut priten kalime vranësirash, më të theksuara në zonat Veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu. Pjesa e dytë e ditës, sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë sërisht rrebeshe shiu si edhe shkarkesa elektrike, nuk do të mungojnë edhe momentet e breshërit në zona të izoluara në Verilindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.
Era do fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor krijuar në brigjet det dallgëzim deri në 2 ballë.
Kosova
Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të jenë prezente në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë vranësira të shpeshta gjatë pjesës së dytë të ditës. Parashikohet që vranësirat të gjenerojnë reshje shiu, ku herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Reshjet më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore. Por në Kosovë do të ketë edhe intervale me kthjellime të cilat më të theksuara pritet të jenë gjatë paradites.
Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonise në pjesën e parë të ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Jugore. Por mesdita dhe orët vijuese parashikohet të sjellin zhvillim të vranësirave në të gjithë territorin, duke gjeneruar shira dhe rrebeshe të përkohshme. Parashikohet që shirat më të dukshëm të paraqiten në zonat perëndimore të Maqedonise.
Europa
Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri gadishulli Iberik si edhe pjesërisht, Rajoni i Ballkanit. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë gadishullin Apenin duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndersa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante./abcnews.al