Në territorin shqiptar pritet një rritje e lehtë e presionit atmosferik, çka do të favorizojë motin kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Gjatë orëve të pasdites dhe më tej, vranësirat do të shtohen disi, veçanërisht në zonat verilindore dhe juglindore.
Megjithatë, mundësia për reshje do të jetë pothuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, me vlera që do të variojnë nga 8°C në Bulqizë, si temperatura më e ulët, deri në 29°C në Ultësirën Perëndimore, ku pritet të regjistrohet maksimumi.
Era do të jetë mesatare deri e fortë, me shpejtësi që mund të kalojë 50 km/h, duke fryrë nga drejtimi verior. Si pasojë, në brigjet detare pritet të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

